Infermierë krijues/ Një nismë që sjell inovacion në fushën e infermierisë si dhe në Panairin e Librit Nëntor 2019

Gjithçka lindi nga dëshira e një infermiereje për të bërë bashkë gjithë infermierët krijues në Shqipëri, ata që jo vetëm kanë shërbyer si një armatë e fuqishme në shëndetësinë shqiptare, por edhe kanë dhënë një kontribut të veçantë në shoqërinë tonë, duke sjellë përmes penës së tyre botime të ndryshme shkencore dhe artistike.

Kur e pyetëm Babetën si lindi kjo nismë, ajo me një entuziazëm që i shndriste në fytyrë, u shpreh se erdhi krejt rastësisht, duke u nxitur nga një dashuri e madhe për profesionin dhe librin. Gjatë një komunikimi me infermierët krijues, ajo hodhi idenë që të krijonin këtë aktivitet, të parin në llojin e vet, si një mundësi më shumë për promovimin e figurës së infermierit dhe rolit të tij në jetën profesionale. Fill pas kësaj u bë ideimi i projektit, duke kërkuar një stendë në Panairin e Librit  që do organizohet në 13-17 nëntor 2019, tek Pallati i Kongreseve në Tiranë. Ky panair njihet si një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Ndaj, duke marrë një mbështetje të fortë edhe nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, me në krye presidenten Blerina Duka, pjesëmarrja në këtë panair u pa si një mundësi e shkëlqyer për të promovuar këto infermierë, si dhe për të nxitur infermierët e tjerë të duan librin dhe pse jo, të shkruajnë në vazhdim libra mbi infermierinë apo të zhanrit artistik.

Në këtë panair do të marrin pjesë figura të njohura të infermierisë shqiptare si : Mimoza Llavdaniti, Mirela Tushe, Blendi Baze, Rajmonda Banaj, Xhuljana Kondi dhe të rinjtë si Babeta Rexhepi, Enkelejda Pashaj Murataj, Fitore Doma etj.

Nisur edhe nga reagimet pozitive që ka marrë nga infermierët dhe të gjithë ato persona që i është bërë i njohur ky aktivitet, Babeta shprehet optimiste për ecurinë e kësaj nisme në panair, por nëpërmjet Gazeta Shëndetit iu bën thirrje të gjithë infermierëve të marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm, ku jo vetëm të njihen me infermierët krijues, por edhe me botimet e tyre, pasi ata kanë një vlerë shumë të rëndësishme jo vetëm në formimin e tyre kulturor, por edhe në ushtrimin në një nivel më të lartë të shërbimit infermieror./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet