Infermierë për Shqipërinë/ “Përzgjedhja duket se do i përngjajë komedisë së drejtorëve të spitaleve”

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në Facebook pas shpalljes nga Ministria e Shëndetësisë të listës paraprake të aplikantëve për vende pune si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie.

Shehu pyet kryeministrin nga e ka “importuar” këtë model të përzgjedhjes së kandidatëve, ku, sipas tij, “duket se do t’i përngjajë  “komedisë” së drejtorëve të spitaleve tona”.

“Kam një pyetje për ju Z.Kryeministër:
Nga e keni “importuar” këtë model super centralist e të politizuar të “përzgjedhjes” nga qendra e infermierëve për të gjitha institucionet e vendit?
Po jua bëj juve pyetjen, se ju e ideuat e meqë sot shpallet “listat paraprake!
Në komunizëm nuk kishte kaq centralizim, ndoshta e keni marrë nga Kim Jong Un!
Përzgjedhja siç duket do i përngjajë “komedisë” së drejtorëve të spitaleve tona.
Dhe pastaj flisni për decentralizim, spital ndërmarrje, autonomi, etj!”,
shkruan deputeti Shehu.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak