Kryefaqja Covid-19 Informacion mbi COVID-19 në pacientët me Hemofili

Informacion mbi COVID-19 në pacientët me Hemofili

0
Shpërndaje

Në Ditën Botërore të Hemofilisë, kërkohet më shume kujdes ndaj pacientëve me Hemofili. Situata aktuale nga COVID-19 i vendos këta pacientë në një risk më të shtuar për t’u prekur nga ky infeksion.

A janë më të riskuar nga COVID-19 pacientët me Hemofili?

Mbështetur në rekomandimet e fundit të bëra nga CDC (Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve), pacientët e çfarëdo moshe të diagnostikuar me Hemofili janë në një risk të lartë për të zhvilluar simptoma serioze të COVID-19.

Në kategorinë me risk të lartë përfshihen vetëm pacientët me Hemofili që kanë zhvilluar inhibitorë dhe janë në trajtim me imunosupresorët e përshkruar nga mjekët. Ata janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve përfshi këtu edhe SARS-Cov2 dhe rrjedhimisht janë më të prirur për të zhvilluar simptoma serioze të COVID-19.

Çfarë kujdesi të veçantë duhet të ndërmarrin pacientët me Hemofili?

Si të gjithë pacientët e tjerë me sëmundje kronike, edhe pacientët me Hemofili duhet të ndërmarrin disa masa paraprake që të minimizojnë rrezikun për t’u prekur nga COVID-19 duke zbatuar rekomandimet e Qendrës së Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve (CDC):

a. të kenë medikamente në shtëpi në sasi të mjaftueshme, në mënyrë që të evitojnë daljet e shpeshta për t’i siguruar ato, nëse do ju duhet të qëndrojnë për kohë të gjatë të karantinuar.

b. të evitojne daljet e panevojshme, dhe për më tepër qëndrimin në grupe, duke respektuar distancimin social; të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenes personale (larja e duarve dhe higjiena respiratore), me qëllim që të minimizojnë sa më shumë rrezikun e infektimit me SARS-CoV2.

c. të qëndrojnë larg personave të sëmurë dhe të evitojnë kontaktet e ngushta.

d. të vendosin maskë nëse dyshojnë se janë të infektuar, edhe nëse ndodhen në shtëpi. Në këto raste ata nuk duhet të bëjnë asnjë veprim pa kontaktuar më parë me mjekun e tyre.

Nëse një pacient me Hemofili është diagnostikuar me COVID-19 sipas Federatës Botërore të Hemofilisë:

1.      nuk duhet të ndërpresë mjekimin profilaktik me Faktorin zëvendësues përkatës

2.      nëse është shtruar në spital për shkak të klinikës së rendë nga COVID-19  duhet të trajtohet me nivele të larta të faktorit zëvendësues përkatës njëlloj si në rastin e një traume madhore.

3.      risku i komplikacioneve trombotike nga COVID-19, në pacientët me Hemofili që nuk marrin Faktor zëvendësues por trajtim me Emicuzumab, Fitusiran apo anti –TFPI, apo i janë  nështruar terapise gjenike, ende nuk dihet. Sidoqoftë, rekomandohet të ndiqen protokollet specifike të qendrave ku trajtohen.

Diagnoza e Hemofilisë nuk duhet ti përjashtojë këta pacientë nga procedurat invazive që përdoren në rastin e COVID -19.

Burimi: Fakulteti i Mjekësisë

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here