INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja

Rënia e lindjeve dhe pakësimi i fëmijëve ka ulur aktivitetin e konsultoreve për nënat dhe fëmijët në vendin tonë. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT gjatë vitit 2025 u kryen rreth 9,2 milionë vizita në shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor, me një rritje prej 2,9% krahasuar me vitin 2024.

Nga totali i vizitave, 42,2% u realizuan në qendra shëndetësore, 34,1% në poliklinika dhe 23,7% në ambulanca. Personat mbi 60 vjeç përbënin 34% të vizitave të kryera në qendrat shëndetësore dhe ambulanca.

Në të kundërt, vizitat në konsultorin e fëmijës shënuan rënie. Gjatë vitit 2025 u regjistruan rreth 223 mijë fëmijë dhe u kryen rreth 697 mijë vizita, ose mesatarisht 3,1 vizita për fëmijë. Numri i vizitave ishte 4,7% më i ulët krahasuar me vitin 2024. Rënie u regjistrua edhe në konsultorin e gruas, ku u kryen 181.908 vizita, 1,6% më pak se një vit më parë. Nga këto, 75,2% ishin vizita obstetrikale dhe 24,8% gjinekologjike. Ndërkohë, mbulimi vaksinal i fëmijëve brenda vitit të parë të jetës vijoi të mbetej i lartë, në intervalin 96-99%, sipas vaksinave të përfshira në skemën kombëtare.

Popullsia pakësohet, por numri i pacientëve në spitale në rritje

Ndonëse popullsia e vendit është tkurrur ndjeshëm gjatë tranzicionit me vetëm 2,36  milionë banorë në vitin 2025, numri i pacientëve në spitale po vjen në rritje nga viti në vit, si rrjedhojë e plakjes së popullsisë dhe rritjes së sëmundjeve kronike.

Sipas INSTAT  në vitin 2025, numri i pacientëve të shtruar në institucionet spitalore publike arriti në 306.736, me një rritje prej 2,5% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Ndërkohë, në spitalet publike u kryen 66.858 ndërhyrje kirurgjikale, 2,4% më shumë se në vitin 2024. Megjithëse aktiviteti spitalor është rritur, shfrytëzimi i kapaciteteve mbetet relativisht i ulët. Sipas INSTAT, shtretërit spitalorë publikë u shfrytëzuan mesatarisht 176 ditë gjatë vitit, ose 48,2% të ditëve kalendarike. Kjo tregon se, mesatarisht, shtretërit mbetën të pashfrytëzuar për më shumë se gjysmën e vitit.

Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit të një pacienti në spital ishte 4,5 ditë, nga 4,7 ditë në vitin 2024.

Në Shqipëri funksiononin gjithsej 75 spitale gjatë vitit 2025, nga të cilat 43 publike dhe 32 private. Institucionet spitalore publike kishin në dispozicion 9.065 shtretër, ndërsa 7.865 prej tyre përfshihen në llogaritjen e treguesve të aktivitetit spitalor./monitor

Postime të ngjashme

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale