Në një kohë kur të gjithë kemi të drejtë në mendimin tonë, ironia është se ndërsa shkenca është bërë më bindëse, opinioni publik është bërë më i ndarë. Qytetarët janë dyshues, hutohen prej tyre burimeve të ndryshme të informacionit.
Ndaj është shumë e rëndësishme që t’ju referohemi profesionistëve. Në këtë pjesë të dytë të intervistës për “Shëndeti”, doktoreshë Arjana zbulon disa nga pikëpamjet e saj rreth vaksinave, antibiotikëve dhe disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve.
Cila është filozofia juaj e kujdesit ndaj fëmijës?
Kujdesi ndaj fëmijës për mua është kujdesi ndaj asaj që sipas përkufizimit të OBSH quhet Shëndet- Mirëqenia e plotë fizike, psiqike dhe emocionale.
Por përkujdesi ndaj shëndetit fizik për mua është ngrënia shëndetshëm, dalja në natyrë, lojërat.
Ndërsa ajo që ne e neglizhojmë ose nuk dimë se nuk kemi eksperiencat e duhura është mirëqënia e tyre emocionale: të ndihen që i duam, i vlerësojmë, i dëgjojmë dhe u themi të vërtetën.
Cilat janë pikëpamjet tuaja për vaksinat, antibiotikët, mjekësinë alternative?
– Mendimi për vaksinat:
Unë personalisht jam pro vaksinave për disa arsye:
– E para sepse sëmundjet që ata parandalojnë janë sëmundje shumë të frikshme, me pasoja fatale, njerëzit nga polimieliti kanë jetuar për gjithë jetën lidhur pas makinerive për të marrë frymë.
– E dyta të kesh mundësinë t’i parandalosh këto sëmundje pa u prekur fare nga to- për mua është një mrekulli e mjekësisë- absolutisht një nga arritjet më të mëdha.
– Për sa i përket pretendimeve të teorive konspirative mund të them me gojën plot që nëse do ishte qëllimi të dëmtonin njerëzit ose tu vinin “çipa” ka mënyra pafund, që nga çdo mjekim që përdoret deri te ushqimet në supermarket për ta bërë dhe nuk janë vaksinat.
Antibiotikët janë gjithashtu një zbulim jetëshpëtues nga sëmundje e komplikacioneve të frikshme. Mund të jetë një nga arsyet që njerëzit sot arrijnë të plaken.
Por ka një abuzim të frikshëm dhe dobitë e tyre po bëhen më të pakta se efektet anësore nga përdorimi pa masë. Unë nuk kam frikë nga temperatura, sa kam nga antibiotiku. Antibiotiku duhet të jepet vetëm në infeksion bakterial, kur je i sigurtë.
Mjekësia alternative duhet patjetër të ketë një vend, sepse në disa raste me vërtet ndihmon.
Por kur abuzohet, sot është bërë ‘trendy’ sidomos në rrjetet sociale, këto postimet tipike: ”- Ka një ushqim që po të helmon, zbuloje sot”, “- 5 mënyrat për të mënjanuar kancerin apo gjëra të tilla pa logjikë.”
Nëse do kishte një ilaç mrekullibërës ne do ta kishim, sepse kemi 0 leverdi nëse ti vdes. Pra mjekësia alternative duhet të bëhet nga njerëz të shkolluar dhe të përgjegjshëm dhe të ruajë pozicionin e saj, duke mos penguar njerëzit të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Si mund t’i ndihmojmë fëmijët për të kaluar sa më lehtë sëmundjet/virozat?
Për të parandaluar sëmundjet janë atë këshillat e bëra bajat për jetën e shëndetshme. Virozat nuk mund të parandalohen, janë pjesë normale e procesit të rritjes, ashtu si rrëzimet apo infeksionet bakteriale. Shumë e rëndësishme është ushqyerja në imunitetin e fëmijës siç e theksova më lart.


