Kryefaqja Aktualitet Investimi zviceran prej 1 milion frangash mundëson cilësi në kujdesin shëndetësor parësor...

Investimi zviceran prej 1 milion frangash mundëson cilësi në kujdesin shëndetësor parësor në Lushnje

0
Shpërndaje

Një bashkëpunim midis Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bënë të mundur rinovimin e poliklinikës së specialiteteve dhe dy qendrave shëndetësore

Për më shumë se 180,000 banorë në Lushnje poliklinika dhe dy qendrat shëndetësore të rinovuara ofrojnë tani standardet më të fundit ndërkombëtare në kujdesin shëndetësor parësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ambasadori zviceran Adrian Maître, vizituan sot objektet e rindërtuara, të shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe dhe drejtori i projektit ‘Shëndet për të Gjithë’ Besim Nuri.

“Gëzohem që qeveria ka vullnetin për të përmirësuar shërbimet vendore në kujdesin shëndetësor parësor. Kjo është zgjidhja më efiçente dhe më me pak kosto për sistemin e kujdesit shëndetësor për një vend”, tha Ambasadori Maître.

Investimi është pjesë e një kontributi prej of 3 milion frangash zvicerane të dhëna nga qeveria e Zvicrës për përmirësimin e infrastrukturës së 16 qendrave në Dibër dhe Fier përmes projektit ‘Shëndet për të Gjithë’ (HAP). Ky investim është plotësuar nga kontribute të rëndësishme për përmirësimin e njohurive të stafit shëndetësor.

Duke kombinuar kujdesin shëndetësor parësor dhe shërbimet shëndetësore të specializuara në të njëjtën ndërtesë, ky investim i ri i sjell përfitim si banorëve urbanë edhe atyre ruralë. Përveç përmirësimit të infrastrukturës, kurse të veçanta trajnimi dhe transferimi të njohurive kanë rritur kompetencat e një ekipi mjekësor prej 17 mjekë familjesh, 47 mjekë specialistë, 81 infermiere, 4 teknikë të laboratori biokimik dhe 2 teknikë të radiografisë.

HAP pajisi te gjithë infermierët dhe mjekët e familjes me çanta profesionale që përmbajnë instrumente mjekësore të nevojshme për punën e përditshme klinike. Projekti ka mbështetur ekipet e dy qendrave shëndetësore përmes trajnimeve mbi ‘Standardet e Cilësisë’ si dhe për hartimin e një plan veprimi për të përmbushur kërkesat për akreditim pas rindërtimit. Në muajt e shkuar HAP ka organizuar biseda edukuese mbi shëndetin si dhe matje të tensionit për 475 qytetarë në zonat urbane dhe 650 në zonat rurale.

‘Shëndet për të Gjithë’ është një projekt i qeverisë zvicerane që synon të forcojë kujdesin shëndetësor parësor në Shqipëri – një fushë parësore për vendin. Investimet në infrastrukturë janë vetëm një pjesë e ndërhyrjeve ndërsa projekti mbështet qeverinë shqiptare për politikat mbi kujdesin parësor dhe mbi profesionistët e shëndetësisë. Projekti gjithashtu siguron pajisje dhe instrumente për mjekët dhe infermieret, forcon kapacitetet e tyre në dhënien e shërbimeve, mbështet programet Master në menaxhimin e shëndetësisë dhe infermierisë familjare, dhe rrit ndërgjegjësimin mbi shëndetin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Përmirësimet në sistemin shëndetësor janë gjithashtu pjesë e përmbushjes së standardeve të BE-së në kuadrin e hapit tjetër të Shqipërisë në procesin e integrimit. Zvicra së bashku me partner të tjerë për zhvillimin e Shqipërisë si Organizata Botërore e Shëndetit dhe Banka Botërore po japin një kontribut thelbësor për të përmirësuar sistemin shëndetësor në vend.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here