Ajo ka vetëm dy javë që ka lindur, por ka një trup aq elegant, sa të gjitha femrat do ta kishin zili. Shtatzënia duket se nuk ka lënë asnjë shenjë në trupin e ish-Miss Shqipërisë, Suada Sherifi.
E ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan, Suada ka rrëfyer si ka arritur të ruajë linjat perfekte gjatë shtatzënisë dhe trajtimet që ka ndjekur për parandalimin e formimit të strijave.
Suada tregon se ka ndjekur një trajtim të rregullt me vaj bajamesh, ndërkohë që stina e verës e ka ndihmuar të kujdesej më shumë për lëkurën.
Edhe prezantuesja e emisionit të pasdites në Tv Klan, Rudina Magjistari, e cila është bërë nënë e një vajze para gati një viti, ka treguar për të gjithë shikuesit trajtimet që ka ndjekur për parandalimin e formimit të strijave. Rudina tregon se ka ndjekur një trajtim të rregullt, 3 herë në ditë, me gjalpë dhe vaj kokosi.
Për më tepër shikoni videon:


