Ish zv-ministri i Shëndetësisë denoncon: Vaksina antigrip është prodhim kinez, i ka kaluar afati

Ish zv-ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, ka denoncuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se vaksinat kundër gripit të shpërndara nëpër qendrat shëndetësore janë prodhim kinez dhe pa asnjë fletë udhëzuesi në shqip, siç e parashikon edhe rregullorja.

Sipas z. Spahia, vaksinimi po kryhet jashtë çdo afati, ndërkohë që cilësia dhe origjina e vaksinave është e dyshimtë.

Postimi i plotë në Facebook:

Të nderuar miq!
Kjo është vaksina antigrip e shpërndarë ditët e fundit në qendrat shëndetësore në gjithë vendin, me target grup të sëmurët kronikë dhe personat më të rrezikuar.
Siç shihet, është prodhim kinez, pa asnjë fletë udhëzues në shqip, në kundërshtim të hapur me ligjin për barnat, ku specifikohet qartë detyrimi që çdo bar që hyn në Shqipëri të ketë fletëudhëzimin në shqip.
Sikur të mos mjaftonte fakti që ky vaksinim po kryhet jashtë cdo afati, pasi periudha e duhur për vaksinimin kundër gripit është tetor-nëntor, tani pacientëve shqiptarë u duhet të përballen dhe me këtë produkt me cilësi e origjinë të dyshimtë.
Kjo është”shëndetësia falas” e Ilir Beqës dhe Edi Ramës…

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë