ISHP konfirmon se ndodhemi në pragun e një epidemie gripi, 19 mijë persona të infektuar në javë

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon pragun e epidemisë së gripi dhe situatën e rënduar epidemiologjike në vend.

Tanimë numri i të infektuarve në jave arrin 19 mijë persona.

Epidemiologu i ISHP, Artan Simaku thekson se virusi i gripi A dhe B bashkë me nëntipet janë në sezonin e tyre por paralelisht në vend janë duke qarkulluar virusi respirator sinsicail dhe viroza të tjera.

Virusi i gripit nuk duhet marrë lehtë pasi ai mund të shkaktojë edhe vdekje sidomos tek persona me sëmundje kronike.

Aktualisht nuk janë vënë re shumë shtrime në spitale për shkak të komplikacioneve.

Mjekët shpjegojnë se sëmundja e gripit kërkon që organizmi të pushojë dhe të trajtohet me  konsumin e lëngjeve përveç aperitivëve.

Ndaj prindërit të mos dërgojnë fëmijët ne çerdhe kopshte e shkolla dhe çdo i infektuar të qëndrojë minimalisht tre ditë pushim.

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë