Për të mbrojtur kontigjentët e fëmijëve të pavaksinuar në ambientet kolektive si çerdhe dhe kopshte, autoritet shëndetësore ngritën grupet e punës për të bërë verifikimet përmes kartelave mjekësore.
Në anën tjetër, Drejtoria Qendrore e Çerdheve i kërkoi stafit të eduktorëve të kontrollojnë me korrektësi dokumentacionin që ka të bëjë me vaksinimin sipas protokollit shëndetësor. Për fëmijët që rezultojnë të pavaksinuar, nuk duhet të frekuentojnë çerdhen derisa të vaksinohen.
Nëse nuk do të funksionojë ky zinxhir, verifikimi i rasteve dhe inforimimi i drejtorisë për të pavaksinuarit, autoritetet do të ndërmarrin masat disiplinore ndaj punonjësve. Por, përse jemi në situatën ku 4% e fëmijëve në nivel kombëtar janë të pavaksinuar?
Mjekët rendisin disa arsye që lidhen me mosinformimin, keqinformimi duke lexuar informacione të pakontrolluara në internet dhe një tjetër kontingjent që i përket praktikantëve të besimit mysliman. Për këtë arsye, takuam drejtorin e komunikimit në komunitetin mysliman, Agron Hoxha, që u kërkoi nënave të vaksinojnë fëmijët, duke iu besuar mjekëve dhe ekspertëve të shëndetit.
Agron Hoxha: “U bëj thirrje të gjithëve të mos bien pre e teorive të ndryshme të komploteve që qarkullojnë apo informacioneve të gabuara që marrin më media apo rrjetet sociale. E rëndësishme është që ne t’i besojmë mjekësisë”.
Dekada më parë, teoritë e ndryshme që z.Hoxha i quan konspiracione, e lidhnin vaksinën me efektet anësore të saj. Por që komuniteti mysliman hedh poshtë çdo aludim që ka të bëjë me fenë dhe vaksinën.
Agron Hoxha: “Gjithçka fillon nga besimi dhe natyrisht besojmë se shëndeti i njeriut vjen fillimit nga Zoti por në rastet kur kemi nevojë për trajtim mjekësor nuk duhet t’i shmangemi në asnjë mënyrë. Dhe atyre që nuk i kanë vaksinuar, i them që t’i vaksionojnë fëmijët e tyre sepse në këtë mënyrë do ti mbrojnë nga rreziku i një epidemie të mundshme”.
Lidhur me pasojat, fruthi si sëmundje infektive mund të çojë në komplikacione si infeksione, pneumoni deri në dëmtime të turit./ Ora News

