Italia fillon prodhimin e kanabisit mjekësor

Aktualisht, në Itali mjekët mund t’u përshkruajnë në recetë pacientëve ilaçe me bazë kanabisi duke kërkuar importimin e produktit nga jashtë

kanabisBrenda vitit 2014 të sëmurët italianë të prekur nga sëmundjet neuro degjeneruese dhe që kanë nevojë për një terapi dhimbjeje, mund të marrin ilaçe me bazë kanabisi mjekësor dhe me çmime shumë më të lira. Ky është rezultati i një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrave italianë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes për nisjen e një projekti pilot që do të prodhojë kanabis mjekësor pranë Qendrës Kimike Farmaceutike Ushtarake të Firences.

Brenda 31 tetorit duhet të caktohet grupi i punës për të vendosur një protokoll lidhur me sasinë e prodhimit përkundrejt sëmundjeve. Qendra e Firences në veçanti do të kryejë punën e kultivimit dhe fabrikimit të substancës aktive që më pas ta shpërndajë në farmacitë e vendit sipas nevojave të zonës. Ministri i Mbrojtjes theksoi përkushtimin e ministrisë së tij për t’u vënë në shërbim të shoqërisë civile: “Instituti farmaceutik është një përsosmëri e forcave të armatosura dhe ka treguar aftësi në kohën e prodhimit të ilaçeve të veçanta që vështirë se mund të prodhohen në rrjetin tregtar”.

kanabis terapeutikAktualisht, në Itali mjekët mund t’u përshkruajnë në recetë pacientëve ilaçe me bazë kanabisi duke kërkuar importimin e produktit nga jashtë. Ndërsa me marrëveshjen e fundit, pacientët mund të kërkojnë ilaçe të tilla më shpejt dhe me kosto më të ulët.

“Prodhimi vendas i kanabisit mjekësor pranë qendrës së Firences do të ulë ndjeshëm kostot e Sistemit Shëndetësor Kombëtar” u shpreh ministri duke vijuar se “për importimin sot shpenzohen 15 euro/grami, ndërsa me prodhimin në Itali të substancës kosto të tilla do të jenë shumë më të ulëta”.

Nisja e prodhimit të kanabisit mjekësor i është besuar Ministrisë së Mbrojtjes e cila do të përgjigjet për sigurinë dhe verifikimin e përdorimit të këtyre ilaçeve. Gjithsesi, sipas ministrit, kjo nuk nënkuptohet si një hap drejt vetëkultivimit nga ana e të sëmurëve. Përdorimi i kanabisit mes të rinjve është shumë i lartë, 1 në 4, kështu që nuk duhet të ngatërrojmë drogën me përdorimin mjekësor në interes të pacientëve”./ Përgatiti: Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij