Italia ‘kthen nderin’/ Niset për në Shqipëri delegacioni për mbështetje në luftën ndaj COVID-19

Ndihma nga Italia drejt Shqipërisë vijnë sot nga një delegacion Italian, një ndihmesë shëndetësore dhe teknike në përballimin e pandemisë Covid-19.

Në një njoftim për shtyp ky delegacion njofton se Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga gjashtë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore (nga data 30/07 deri në datën 13/08). Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve, me avionin e Guardia di Finanza i cili është parashikuar të mbërrijë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, sot rreth orës 12 -12.30, do të vijë në Shqipëri edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale.

NJOFTIM PËR SHTYP

DELEGACION ITALIAN NË SHQIPËRI PËR MBËSHTETJE SHËNDETËSORE NË LUFTËN NDAJ COVID-19

Është parashikuar të mbërrijë sot, nga Italia, një delegacion për t’i ofruar Shqipërisë ndihmesë shëndetësore dhe teknike në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 në Vend. Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga gjashtë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore (nga data 30/07 deri në datën 13/08). Grupi i ekspertëve do tëzhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve, me avionin e Guardia di Finanza i cili është parashikuar të mbërrijë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, sot rreth orës 12 -12.30, do të vijë në Shqipëri edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale të llojit II, dhuratë e strukturës së Komisarit të Jashtëzakonshëm  Arcuri prodhimi i të cilave është autorizuar nga Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë.

Me mbërritjen në aeroport, Grupi (i përbërë nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut tëPuglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut tëLazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes) do të pritet nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri,  FabrizioBucci, dhe nga Ministrja shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ogerta Manastirliu.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital