Italia tërheq kosin me plastikë, rrezikohej mbytja e fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka vendosur të tërheqë nga tregu kosin për fëmijë të markës “Pascoli italiani” për shkak të prezencës së mundshme të pjesëve të forta të plastikës që rrjedhin nga kontejnerët.

Produktet në fjalë janë të gjitha pjesët e kosit në paketën 120 gram me çokollatë dhe konfeta me çokollatë me shije banane, të cilat mund të shkaktojnë mbytjen e fëmijëve gjatë konsumimit.

Kavanozat për të cilët bëhet fjalë janë prodhuar nga Latte Montagna Alto Adige Soc. Agr. COOP nëpërmjet Innsbruck n. 43, 39100, Bolzano (IT417CE) dhe të paketuara për Eurospin Italia.

Eurospin ndërkohë ka rekomanduar që të mos konsumohet kosi dhe të kthehet nga blerësit në pikën e shitjes për rimbursim ose zëvendësim.

Gjithashtu njoftohet se kosi i frutave që i nënshtrohet tërheqjes së menjëhershme nga tregjet tregon datën e skadencës 1 mars 2018.

Ky njoftim gjendet edhe në portalin për konsumatorë të RASFF-it, që është sistemi europian i alertës për sigurinë ushqimore. Sipas këtij sistemi vendet e prekura nga produkti i rrezikshëm janë Italia dhe Sllovenia.

Nga një vëzhgim i shpejtë i Top Channel në rrjetet kryesore të supermarketeve vetëm në Tiranë, nuk rezultoi që ky lloj kosi të shitej për konsumatorin shqiptar. Top Channel pyeti Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që tha se nuk ka njoftim zyrtar nga sistemi europian i alertës.

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet