“Ja armët kryesore kundër COVID-19”, mjeku Tritan Kalo mesazh të rëndësishëm qytetarëve: Mos dëgjoni gjithologët!

Mjeku i njohur i Infektivit, Tritan Kalo, ripërsërit thirrjen për qytetarët, që të zbatojnë masat kundër koronavirusit, kryesisht atë të distancimit fizik.

Në një mesazh në “Facebook”, Kalo thekson se masat e marra janë “për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19”.

Mesazhi i mjekut Kalo:

KEMI ENDE PUNË PARA NESH…14.04.2020….Ndrim turnesh në Shërbimin Infektiv të QSUT-së….NE JEMI ATY për JU në çdo çast….RESPEKTIMI i distancimit fizik, vetëizolimi/vetëkuarantinimi, higjena e lartë individuale dhe e mjedisit ku jetoni, ajrosja e shpeshtë e tij, ushqimi sa më i larmishëm sipas edhe mundësive të gjithësecilit, hidratimi i kujdeshëm, janë për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19 në MUNGESË të një mjekimi specifik dhe të një VAKSINE, për parandalimin e kësaj sëmundje me përhapje të lartë e tinzare në format e shfaqjes klinike, si dhe të ndërlikimeve jo të pakta që e shoqërojnë në ecurinë e saj.…NJË THIRRJE shoqërore, etike dhe profesionale për GJITHOLOGËT tanë….

Në mungesë të një protagonizmi në këto kohë COVIDIANE në ato fusha që ju mbuloni, si dhe njihni më mirë për shkak të profilit të edukimit tuaj, JENI SULUR të gjithë të bëni ekspertin në Infektologji, Epidemiologji, Mikrobiologji, Imunologji, Imazheri, Anestezi-Reanimacion, Mjeksinë e Familjes, Shëndetësinë Publike, etj.….Kur një pjesë e juaj kanë edhe formim mjeksor ky interes është i kuptueshëm, megjithse jo shpesh i justifikueshëm, POR kur këtu përzihen në shumicë ata/ato që kanë njohuri vetëm periferike në këto fusha nga leximet poshtë e lartë në internet, këtu “pilafi informues” nuku mban shumë ujë….

NJERËZIA në këto kohë stresi emocional, punësor, ekonomik dhe financiar kanë vetëm nevojë për një informacion shkencor të thjeshtë e të mirëkuptueshëm nga të gjithë, dhe jo për hollësira protokollesh mjekuese në testime të preparateve të shumta kudo në botë, në efektet dobiprurëse ose jo të qëndrimeve të shumta e të ndryshme përsa i përket testimeve virologjike apo imunologjike, të të dhënave të hollësishme nga studimet e ndryshme nëpër botë, etj., si dhe e kanë të nevojëshme marjen e informacioneve reale nga burime zyrtare dhe jo të bazuara në fantazira shpesh të kobshme….

PUBLIKU e ka po ashtu të nevojëshme edhe ushqyerjen e një OPTIMIZMI, bazuar në evolucionin e kësaj “flame në Shqipëri” nëse ka vend për optimizmëm, POR JO në zbrazjen nëpër ekrane, mediat on-line apo të mediave sociale të mërive apo frustruacioneve tuaja personale, të inateve politike, të situatave depresive që një pjesë e juaja përjetojnë, apo edhe më keq thjesht e vetëm për PROTAGONIZËM….Bashkëkombasit e mi, evitoni ekranet, mediat e shkruara, mediat sociale kur individë të tillë shfaqen në to….ËSHTË diçka SHUMË E DOBISHME për sistemin tuaj Imunitar si dhe për Ekuilibrin tuaj mendor….BOLL STRES e vuajtje jeni duke përjetuar këto kohë Covidiane…JU DUAM SHUMË dhe për JU DO TË JEMI ATY KURDOHERË të gatshëm tju shërbejmë e të luftojmë për jetët tuaja!!!…..NE SË BASHKU ME SIGURI DO JA DALIM MBANË!!!

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma