Ja çfarë aromë duhet të mbajë vagina!

Përgatiti për “shëndet+”: Elena Beta

vagiKur është fjala për shëndetin e vaginës të gjitha femrat i bëjnë vetes pyetje nga më të ndryshmet. Një nga pyetjet më të zakonshme ka të bëjë me aromën e kësaj pjese delikate të trupit. “A kam erë normale? Cila është era që duhet të mbajë vagina?

Një vaginë e shëndetshme duhet të ketë erë! Aroma e saj varet nga disa faktorë. Çdo vaginë ka aromën e saj unike, e cila është një kombinim i baktereve normale që jetojnë në vaginën tuaj, dietës dhe të brendshmeve (nëse i vishni pambuk ose sintetike).

Është e rëndësishme të mos harrojmë se vagina gjithashtu sekreton hormone që shërbejnë për të shkaktuar interes seksual dhe eksitim.

“Unë nuk e di se cila është era ideale, që tregon se vagina është e shëndetshme, por mund t’ju them se çfarë lloj ere e bën atë jo të shëndetshme”, thotë Mary Jane Minkin, profesor klinik i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Yale. “Vagina nuk duhet të vijë erë si diçka të kalbur. Kjo erë shkaktohet nga vaginosis bakteriale, e cila është çekuilibër i baktereve të mira dhe të këqia në organizëm.  Aroma e vaginës është një matës i rëndësishëm për atë që po ndodh me trupin tuaj.

“Shumë gra venë re se pas menstruacioneve, vagina e tyre ka erë ndryshe”, thotë Sara Gottfried, themeluese e Qendrës Gottfried për Mjekësisë Integrative. “Shumë gra venë re një ndryshim në erë pas seksit gjithashtu. Sperma është me të vërtetë themelore, prandaj pas marrëdhënieve seksuale, ajo ndryshon aromën në vaginë. ”

Lajm i mirë është se vaginat vetë-pastrohen, nëpërmjet shkarkimit të sekrecioneve, të cilat janë kryesisht ngjyrë e bardhë ose pak e verdhë, por kur ngjyra është gri ose e gjelbër, duhet të vizitoheni tek mjeku.

Nëse vini re rritim apo skuqje, mund të keni një infeksion apo diçka më serioze, prandaj duhet të shkoni tek mjeku sa më shpejt të jetë e mundur.

Burimi: http://www.self.com/wellness.https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale