Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta
Keni flokë të thatë, të dobët dhe shumë të dëmtuar? Pavarësisht se në çfarë gjendje janë flokët tuaj ju keni tani mundësinë për t’i rigjeneruar dhe për t’i kthyer ato në formën e tyre natyrale. Ja çfarë duhet të bëni:
- Përdorni mbrojtës ndaj nxehtësisë.
- Përdorni shampo me përbërës natyralë.
- Zëvendësoni peshqirin me një bluzë të vjetër kur thani flokët.
- Shfrytëzoni gishtat ose një krehër me dhëmbë të dendur në vend të furçës, në mënyrë që të ruani formën natyrale të kaçurelave.
- Mbajini flokët e thatë të hidratuar duke përdorur zbutës.
- Mos përdorni llastika flokësh që i tërheqin shumë flokët.
- Kujdesuni të lani flokët në mënyrën e duhur dhe jo shumë shpesh.
Burimi: healthtipsportal


