Kryefaqja Box 5 Ja çfarë e shkakton prishjen e dhëmbëve tek fëmijët!

Ja çfarë e shkakton prishjen e dhëmbëve tek fëmijët!

0
Shpërndaje

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

dhembeNë ditët e sotme, fëmijët konsumojnë shpesh sheqer, gjë e cila çon në prishjen masive të dhëmbëve.

Futja e sasisë të lartë të sheqerit në trup ka çuar një djalë 3-vjeçar në Zelandën e Re tek dentisti pas problemeve të rënda të dhëmbëve.  Dr. Rob Beaglehole, stomatolog në Zenlandën e Re, shtoi se djali konsumonte pije të gazuara shpesh.

Megjithatë, kjo është një çështje që nuk prek vetëm Zelandën e Re. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, femrat duhet të konsumojnë jo më shumë se 6, dhe meshkujt jo më shumë se 9, lugë sheqer në ditë.

Kështu, një kanaçe me pije të gazuara ka 15 lugë sheqer, suke dyfishuar sasinë e rekomanduar ditore të sheqerit.

Nga ana tjetër, Shoqata Amerikane e Zemrës,  gjithashtu vë në dukje se në një mesatare ditore, njerëzit  konsumojnë mesatarisht 23 lugë sheqer, e cila është tri herë më shumë se shuma e rekomanduar për meshkujt dhe katër herë më shumë se shuma e rekomanduar për femrat.

Pijet me gaz përmbajnë acid limoni, i cili ruan shijen dhe jetëgjatësinë e pijeve të gazuara, por në fajt ky përbërës shkatërron dhëmbët . Ai shkatërron smaltin i cili është thelbi i dhëmbit. Acidi i limonit është gjetur në sasi të larta edhe në pijet e energjisë.

Burimi: healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here