Ja çfarë i ndodh trupit dhe shëndetit kur e mbani urinën për një kohë të gjatë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Të gjithë mund të jenë ndeshur me situata të vështira që mund t’ju kenë çuar që ta mbani urinën për një kohë të gjatë. Por a është i dëmshëm ky veprim?! Muret e fshikëzës janë të veshura me receptorë, të cilët çojnë sinjalin në tru për “t’u lehtësuar”. Sinjali për urinim çohet zakonisht në rastet kur fshikëza është gjysmë e mbushur. Ja disa nga efektet negative që sjell mbajtja e urinës për një kohë të gjatë:

mbajtja e urinesInfeksione të traktit urinar: urinimi është një nevojë fiziologjike dhe nëse nuk e bëni këtë gjë në kohën e duhur atëherë mund të akumulohen baktere rreth zonës së uretrës. Uretra është tubi që transporton urinën nga fshikëza në pjesën e jashtme, kur e mbani urinën gjatë bakteret kanë tendencë të akumulohen rreth kësaj zone.

Fshikëz e ndjeshme: mbajtja e urinës për një kohë të gjatë mund të ndikojë në ndjeshmërinë e fshikëzës për shkak se mund të dëmtojë receptorët që gjenden në të.

Mbajtja urinare: ky koncept ka të bëjë me paaftësinë e një personi për të zbrazur tërësishrt fshikëzën. Akute apo kronike, kjo është një gjendje potencialisht e rrezikshme për shëndetin sepse çon në dhimbje dhe parehati./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi