Ja çfarë i ndodh trupit kur nuk merrni proteina në mënyrë të mjaftueshme

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Proteinat janë thelbësore për riparimin e indeve, për ruajtjen e nivelit të hormoneve dhe për krijimin e enzimave. Të gjitha organet, gjaku, eshtrat, lëkura dhe muskujt kanë nevojë për proteina për të funksionuar siç duhet. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 46-56 gram proteina në baza ditore, në varësi të peshës trupore.

Ja çfarë ndodh nëse ju nuk merrni proteina në mënyrë të mjaftueshme në baza ditore:

lodhjePamundësi përqëndrimi: mungesa e proteinave në baza ditore ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor, prandaj do e keni shumë të vështirë të përqëndroheni.

Sëmureni vazhdimisht: nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina, organet e kanë më të vështirë të eleminojnë bakteret apo viruset e padëshiruara. Si rezultat i kësaj ju sëmureni më shpesh.

Pamundësi për të fjetur: nëse ju nuk merrni proteina mjaftueshëm, atëherë do të konsumoni shumë karbohidrate dhe sheqerna. Shtesa e këtyre produkteve lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me pagjumësinë.

Sdo të keni energji: proteinat janë shumë të nevojshme për stabilizimin e sheqerit në gjak. Organet e ngadalësojnë funksionin e tyre kur nuk merrni mjaftueshëm proteina gjithashtu.

Ju dhembin muskujt dhe nyjet: pjesa më e madhe e proteinave që konsumohet shërben për të ruajtur lëngun synovial që ndodhet rreth nyjeve. Mungesa e proteinave mundëson uljen e këtij lëngu dhe për pasojë shkaktohen dhimbje të nyjeve dhe muskujve.

Burimi: Organic Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi