Ja çfarë ndodh kur pini shumë pije energjike në fëmijëri

Konsumimi i tepërt i pijeve energjike mund të ketë pasoja shumë të rënda për shëndetin. Varësia ndaj pijeve energjike i ka shkaktuar një adoleshenteje probleme me zemrën. Dion Parratt, 18 vjeçe, konsumonte 5 pije energjike në ditë.

Dion ParrattTani ajo duhet të mbajë një monitorues zemre të lidhur me një pajisje elektrokardiogramë, në mënyrë që doktorët të monitorojnë nga afër gjendjen e saj.

Dion ka shpërndarë disa foto në llogarinë e saj personale në “Facebook” për të paralajmëruar të tjerët që të mos konsumojnë shumë pije energjike.

Në një prej fotove ajo shihet me tela që masin rrahjet e zemrës, ndërkohë që pranë ka një kuti të madhe, të cilën duhet ta mbajë gjithmonë me vete, nëse do që të mbetet gjallë.

Në një postim në “Facebook”, 18-vjeçarja shkroi: Ja çfarë ndodh kur e kaloni fëmijërinë duke pirë pije energjike. Tani jam katandisur kështu me tela e me këtë kuti që duhet t’i mbaj 24 orë. Para se të pini pije të lira energjike, mendoni njëherë se çfarë po i bëni trupit.”

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Daily Mail  

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"