Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Periudha e menstruacioneve është një nga më delikatet e muajit. Nëse kujdeseni si duhet për veten dhe trupin, mund ta kaloni më lehtë dhe të mos përballeni me komplikacione të panevojshme.
Marrëdhënie seksuale të pambrojtura: Shanset janë të larta për të ngelur shtatzënë nëse kryeni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve të menstruacioneve. Për të shmangur gjithashtu infeksionet, është mirë të mos keni marrëdhënie gjatë kësaj periudhe.
Mos lini vakte pa ngrënë: Mundohuni të mos qëndroni pa ngrënë. Mbani mend se keni humbur shumë gjak gjatë kësaj kohe dhe ushqimi vetëm do t’ju ndihmojë të ndiheni energjike.
Qëndroni larg nga puna fizike: Nëse përjetoni dhimbje stomaku gjatë periudhës së menstruacioneve, duhet të shmangni ndonjë punë fizike sepse kjo vetëm do ta bëjë dhimbjen edhe më të fortë.
Mos hani ushqim të gatshëm (fast-food): të konsumoni ushqim të gatshëm mund të duket ide e mirë, por stomaku juaj gjatë ditëve të menstruacioneve, është tepër i ndjeshëm dhe mund të provokoni dhimbje.
Flini mjaftueshëm: Do të ndiheni më mirë nëse flini sa duhet. Vendosni disa tinguj dhe qetësohuni derisa t’ju zërë gjumi. shendeti.com.al
Burimi: topnaturaltips.com


