Ja çfarë rekomandohet të hahet gjatë iftarit dhe syfyrit për të qëndruar të shëndetshëm

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Departamenti i dietologjisë, në Spitalin e Përgjithshëm të Singaporit ka nxjerrë një plan të shëndetshëm se çfarë të hani gjatë iftarit dhe syfyrit, në muajin e ramazanit.

Syfyri duhet të jetë i shëndetshëm për të siguruar energji të mjaftueshme që të zgjasin gjatë orëve të gjata të agjerimit. Syfyri duhet të përfshijë këto ushqime:

ramazanFruta dhe perime: janë të pasura me fibra dhe janë të domosdoshme gjatë agjerimit. Ato japin ndjesinë e ngopjes dhe parandalojnë kapsllëkun gjatë periudhës së agjërimit. Ato janë të pasura me vitamina, minerale që janë jetike për një shëndet të mirë.

Oriz dhe alternativa të tij: zgjidhni të konsumoni karbohidrate të pasura me fibra të shëndetshme si oriz kaf, bukë integrale me fara etj. Ato do t’ju rrisin nivelin e energjisë.

Mish dhe/ose peshk: për syfyr zgjidhni mish pule, ose biftek viçi sepse janë të pasura me proteina. Ato ndihmojnë në riparimin dhe ndërtimin e indeve të trupit, si dhe forcojnë sistemin imunitar.

Gjatë kësaj periudhe konsumoni edhe qumësht dhe nënprodukte të tij, në mënyrë që të merrni kalcium në baza të mjaftueshme.

Iftari është koha që duhet të rigjallëroni trupin dhe të nisni një ditë plot energji.

Fruta dhe perime: rekomandohen 2 fruta të ndryshme gjatë këtij vakti. Konsumoni edhe hurma Arabie sepse janë një burim i shkëlqyer energjie dhe fibrash.

Karbohidrate të shëndetshme: hani oriz, makarona dhe bukë sepse futen në familjen e karbohidrateve komplekse dhe gjatë agjërimit janë të domosdoshme sepse i ofrojnë trupit fibra, energji dhe minerale.

Mish ose peshk: konsumoni peshk të llojeve të ndryshme sepse do t’ju japin acide yndyrore të shëndetshme. Mishi i pulës dhe i viçit janë një alternativë tjetër shumë e mirë. Hani bishtajore gjithashtu.

Për të qëndruar më të shëndetshëm shmangni ushqimet e skuqura, të konservuara dhe me shumë yndyrë. Mundohuni të gatuani me vaj ulliri.

Burimi: Health Xchange Sg

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve