Përgatiti për “www.shendeti.com.al“: Elena Beta
Është fjala për një dietë të thjeshtë dhe njëkohësisht të shijshme,por që ka një efekt të mrekullueshëm tonifikues. Merita e ketij fruti ekzotik është aftësia e tij për të kundërshtuar mbajtjen e ujit në inde. Përveçse bie në peshë,kjo dietë është njëkohësisht edhe dezintoksifikuese. Kjo dietë parashikon vetëm 1300 kalori në ditë,por ajo nuk mund të mbahet më shumë se tre ditë. Gjatë kësaj kohe do të bini në peshë dhe do keni shfryrje abdominale. Në secilen prej ditëve duhet të merrni:
- 2kg ananas
- 100 gr peshk ton
- fruta te thata
- zarzavate
Mëngjesi-150 gr kos,ananas me feta dhe 4 kokrra arra.
Paradite-Ananans me feta dhe 4 bajame.
Dreka-100 gr peshk ton,sallatë krudo ose zarzavate të ziera+ananas me feta.
Mbasdite-Ananas me feta dhe 4 bajame.
Darka-150 kos,ananas dhe 4 kokrra arra.
Burimi: healthydiet / shëndeti.com.al


