Ja cila është lodra që mund të shkaktojë humbjen e shikimit

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

laSERPothuajse të gjithë keni luajtur me këtë “lodër” të paktën një herë në jetën tuaj, pasi ajo është shumë e popullarizuar në mesin e fëmijëve, madje edhe të rriturve, por zyrtarët e shëndetësisë në Australi kanë një paralajmërim për prindërit në mbarë botën: lazerat nuk janë lodra.

Kompania australiane “Broadcasting Corporation” njoftoi se një adoleshent tazmanian kishte humbur 75% të vizionit, ndërsa luante me lojëra me lazer, si rezultat i takimit të rrezeve lazer në sytë e tij.

Pasi u hetua mbi shkaqet që kishin sjellë djalin 14-vjeçar në këtë gjendje të rëndë, u nxorën përfundimet se lazeri ishte me fuqi tepër të lartë dhe rrezet e forta ishin shkaktarët.

Në shumë vende të botës, këto lazer shiten si lodra normale nëpër dyqane, por duhet theksuar se shumë prej tyre janë me fuqi më të ulët. Në rastin e këtij djali të vogël, fuqia ishte tepër e lartë, e cila shkaktoi edhe 75% të verbimit të tij.

Burimi: sportonlinegroup.com

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"