Ja cila është mënyra më e mirë për të pasur bark të sheshtë!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

bark-iShpesh zona e barkut është një nga pjesët më të vështira të trupit për tu tonifikuar. Shumica e aktiviteteve që synojnë këtë fushë janë të vështira dhe jo shumë argëtuese.

Për fat të keq, një bel i dhjamosur jo vetëm që nuk është tërheqës, por ju vë në rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Ja disa strategji të thjeshta, për krijimin e një barku të sheshtë dhe muskular.

Gjëja e parë më e rëndësishme për njerëzit është që ata të njohin dallimin mes yndyrës të nënlëkurës dhe yndyrës të organeve të brendshme. Yndyra e nënlëkurës është e padëmshme. Por edhe sasia e tepërt e yndyrës të nënlëkurës mund të jetë e rrezikshme, të gjithë njerëzit kanë nevojë për një sasi të caktuar për të mbështetur funksionet e tyre normale metabolike të cilat sigurojnë mirëqenien.

Kuptimi i llojit të yndyrës që keni do t’ju lejojë të ndryshoni dietën dhe të ndërtoni një plan stërvitje në përputhje me rrethanat. Nëse keni yndyrë të nënlëkurës mund të përfitoni nga një plan kombinuar me  stërvitje dhe dietë. Nëse keni yndyrë të organeve të brendshme, duhet të drejtoheni tek një trajner personal dhe mjek diete menjëherë. Kjo mund të jetë e domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit tuaj të përgjithshëm nga probleme serioze në të ardhmen.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe