Ja cilat fruta parandalojnë kancerin e gjirit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Frutat dhe perimet janë lëndët bazë të një diete të shëndetshme, prandaj duhet t’i kemi gjithmonë në tavolinat tona. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se personat që konsumojnë produkte të tilla ushqimore të freskëta janë më pak të rrezikuar që të preken nga lloje të ndryshme kanceri.fruta1

Një grup shkencëtarësh nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçustit dhe Shëndeti Publik i Harvardit, me në krye shkencëtaren Maryam Farvid, vendosën të studiojnë ndikimin e dietës ushqimore gjatë adoleshencës tek zhvillimi i kancerit.

Gjatë studimit ata monitoruan 90 mijë infermiere për më shumë se 20 vite, të cilat u pyetën për dietën e tyre ushqimore në fëmijëri dhe gjatë adoleshencës. Gjatë këtyre viteve, u raportuan mbi 300 raste me kancer të gjirit. Nga këto, mbi 1000 raste ishin në mesin e grave që plotësuan një pyetësor në lidhje me dietën e tyre në moshën mes 13-18 vjeç.

Në përfundim të studimit ata zbuluan se frutat si molla, bananja, portokalli dhe rrushi parandalojnë kancerin e gjirit tek kancerit.

Këto fruta përmbajnë fibër, lëndë ushqyese kjo që ndihmon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri. Ata janë gjithashtu të pasur me flavonoide, që veprojnë si antioksidues për të luftuar qelizat e dëmtuara. Portokajtë dhe lakra jeshile janë të pasur me vitaminën C, një tjetër antioksidues.

Burimi: Time.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi