Ja cilat gra preken më shpesh nga ankthi dhe depresioni

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Eneida Mjeshtri

Një studim i ri shpjegon pse gratë me Sindromin e Ovareve Policistike kanë tendencën të preken më shpesh nga ankthi dhe depresioni.

pacient doktorSindromi i Ovareve Policistike (PCOS) është një mungesë ekuilibri hormonal që prek rreth 5 milionë gra (pothuajse 2 në 10 gra) në moshë riprodhimi dhe lidhet me procesin e zhvillimit të shumë cisteve  të vogla në ovare, prej dhe nga e merr emërtimin. PCOS mund të shkaktojë cikël të çrregullt menstrual dhe vështirësi për të mbetur shtatzënë.

Por sipas kërkimeve të kryera nga Instituti i Karolinskës në Suedi, PCOS shkakton shpesh edhe probleme psikologjike, përveçse atyre fizike, ku 60% e pacienteve kalojnë përvoja të së paku një problemi serioz të shëndetit mendor, ankth dhe  depresion. Sipas po këtij studimi, edhe vajzat e nënave me PCOS janë të prirura të zhvillojnë probleme psikologjike dhe kjo për arsyen se gratë me PCOC kanë nivele të larta të androgjeneve (hormoneve mashkullore) në gjak.

“Filizat e ekspozuar ndaj testosteronit në një fazë të vonë embrionike shfaqin një shkallë më të lartë të ankthit kur rriten sesa individë të lindur në rrethana normale,” thotë studimi. “Amygdala, pjesa e trurit përgjegjëse për proceset e shumta emocionale, preket shumë nga ekspozimi ndaj hormoneve mashkullore në rastet kur kemi të bëjmë me filiza të gjinisë femërore.”

Lajmi i mirë: Bazuar në deklaratën për shtyp të hulumtueses kryesore të studimit, dr. Elisabet Stener-Victorin, megjithëse nuk është provuar ende në njerëz, eksperimentimet në kafshë tregojnë se kur minjtë i nënshtrohen kurave për bllokimin e receptorëve të hormoneve mashkullore dhe femërore, nuk shfaqin shenja të sjelljes së shqetësuar dhe me ankth në moshë të rritur.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale