Ja cilat janë “sekretet” për lëkurë të shëndetshme gjatë  stinës së verës!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: ElenaBeta

sallat jeshileDisa nga ushqimet që rekomandohen të përdorni gjatë verës, si një mënyrë e mirë për të pasur një lëkurë të shëndetshme janë:

Sallata jeshile
Është një ushqim që ndihmon në parandalimin e diegies nga dielli dhe plakjen e parakohshme të lëkurës. Gjethet e sallatës jeshile janë të pasura me vitaminë A, e cila mbron lëkurën nga radikalet e lira. Këshillohet të konsumohet 2 herë në ditë.

Domatja
Perime e cila në përmbajtje të saj ka vitaminën C, e cila ndihmon për të parandaluar rrudhat. Ka përmbajtje të lartë uji dhe nëse e konsumoni në mëngjes, ju ndihmon të keni lëkurë të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Brokoli
Brokoli është i pasur me vitamina esenciale përfshirë vitaminat A dhe C. Parandalon djegien nga dielli dhe sigurisht ka përfitime të shumta shëndetësore.

Kastraveci
Duke qenë se ai përmban 94 % ujë, ju ndihmon për të pasur lëkurë të hidratuar dhe të ushqyer. Një kastravec i ftohtë është ushqimi më i mirë për të luftuar vapën dhe djegien nga dielli.

 Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës