Ja cilat janë sëmundjet më të përhapura e vdekjeprurëse në botë, listën e kryesojnë sëmundjet ishemike të zemrës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

zemraLajmet janë mbushur me rrezikshmërinë që mbartin sëmundjet e tilla si Ebola apo virusi Zika, por njerëzit mbase nuk e dinë se sot renditen sëmundje të tjera të cilat janë aktuale dhe vdekjeprurëse nëse nuk kurohen dhe trajtohen në kohë. 5 sëmundje vdekjeprurëse nuk kanë ndryshuar shumë në dekadën e fundit, por shikojnë që është rritur numri i vdekjeve për sëmundje që më parë nuk konsideroheshin aq të rrezikshme. Statistikat janë nxjerrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH.

  1. Sëmundjet ishemike të zemrës

Sëmundjet më vdekjeprurëse në botë janë sëmundjet ishemike të zemrës, të cilat ndodhin kur enët e gjakut që furnizojnë me gjak zemrën ngushtohen. OBSH-ja ka nxjerrë një shifër prej 7.4 milionë njerëzish të vdekur nga sëmundjet ishemike të zemrës deri në vitin 2012. E vlerësuar në përqindje kjo arrinte rreth 13.2% të të gjitha vdekjeve. Sipas Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA rreth 600.000 njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit. Edhe në Shqipëri sëmundjet ishemike të zemrës janë sëmundjet më vdekjeprurëse.

Faktorët kryesorë të rriskut për këtë sëmundje janë tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe pirja e duhanit.

  1. Goditjet në tru

Goditjet në tru ishin përgjegjëse për 6.7 milion vdekje në mbarë botën në vitin 2012 sipas OBSH. Kjo shifër përfaqëson rreth 11.9% të të gjitha vdekjeve. Sipas Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth 130.000 njerëz vdesin nga goditjet në tru në vit në SHBA. E vlerësuar në shifra të tjera rezulton të vdesë nga kjo sëmundje 1 person çdo 4 minuta.

Faktorët e rriskut për goditjet në tru janë të ngjashme me ato të sëmundjeve ishemike të zemrës.

  1. Sëmundjet kronike të mushkërive

Sëmundjet kronike të mushkërive, në rast se janë progresive e bëjnë të vështirë dhe thuajse të pamundur frymëmarrjen. Bronkiti kronik dhe emfizema janë disa nga llojet më të përhapura të sëmundjeve të mushkërive. Sipas OBSH, rreth 3.1 milion vdekje në vit vijnë nga këto sëmundje. Shifër kjo që përfaqëson rreth 5.6% të vdekjeve në vit, shifër kjo thuajse e njëjtë që nga vitet 2000.

Faktorët kryesorë të rriskut të kësaj sëmundje janë pirja e duhanit, ndotja e ajrit etj. Këto sëmundje nuk kanë shërim, por progresi i tyre mund të ngadalësohet me medikamente.

  1. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes

OBSH vlerëson se infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes shkaktojnë rreth 3.1 milion vdekje në vit, ose 5.5% të vdekjeve. Ky grup sëmundjesh përfshin pneumoni, bronkit dhe grip të rëndë. Sezoni i gripit zgjat nga dhjetori në shkurt në hemisferën veriore dhe nga qershori në gusht në hemisferën jugore.

  1. Kanceri i mushkërive

Traket, bronkiti, kanceri i mushkërive dhe të gjitha kanceret e rrugëve të frymëmarrjes janë shkaktari i pestë i vdekjeve në botë.  Në shifra nga këto sëmundje vdesin rreht 1.6 milion njerëz në vit, ose 2.9% e të gjitha vdekjeve në rang global.

Shkaqet kryesore të këtij lloj kanceri janë pirja e duhanit, toksinat e mjedisit, ndotja e ajrit etj.

  1. HIV AIDS

HIV është shkurtimi për virusin e mungesës së imunitetit të njeriut. Ky është një virus që sulmon sistemin imunitar. HIV mund të shkaktojë SIDA apo sindromën e mungesës së imunitetit të fituar. SIDA është një gjendje kronike shumë e rrezikshme për jetën. Sipas Fondacionit për Kërkimet e AIDS që nga fillimi i pandemisë, rreth 39 milionë njerëz kanë vdekur për shkak të HIV AIDS. Në vitin 2013, 1.5 milion njerëz humbën jetën nga kjo sëmundje, ose 2.7% e vdekjeve në mbarë botën. Deri në vitin 2012, 35.3 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me HIV, çdo ditë thuhet të infektohen rreth 5.700 njerëz.

  1. Sëmundjet e diarresë

Kur diarreja zgjat më shumë se disa ditë, trupi humbet shumë ujë dhe kripë. Vdekja vjen si shkak i dehidratimit. Diarreja shkaktohet zakonisht nga një infeksion i zorrëve dhe transmetohet me viruse, baktere apo parazitë. Ky lloj infeksioni përhapet lehtësisht me anë të ujit të ndotur apo ushqimit. Kjo është veçanërisht e përhapur në vendet në zhvillim që kanë kushte të këqija sanitare. OBSH vlerëson rreth 1.5 milion njerëz të vdekur nga sëmundjet diarrike në vitin 2012, e cila përbën rreth 2.7% të vdekjeve në rag global. Tragjikisht rreth 760.000 fëmijë vdesin nga sëmundjet diarrike çdo vit.

  1. Diabeti

Diabeti është një grup sëmundjesh që ndikon në prodhimin dhe përdorimine  insulinës në trup. Në diabetin e tipit 1, pankreasi nuk mund të prodhojë insulinë, shkaku i të cilit mbetet ende i panjohur. Në diabetin e tipit 2, pankreasi nuk prodhon insulinë në mënyrë të mjaftueshme ose insulina e prodhuar nuk mund të përdoret në mënyrë efektive. Në vitin 2012, rreth 1.5 milionë njerëz vdiqën nga komplikanionet e lidhura me sëmundjen e diabetit.

  1. Komplikimet e parakohshme të lindjes

Sipas OBSH, në 2012, më shumë se 1.1 milionë vdekje erdhën si shkak i komplikimeve të parakohëshme të lindjes ose lindjes së fëmijëve me peshë të ulët dhe jashtë parametrave normalë. Tre të katërtat e këtyre vdekjeve ndodhin brenda javës së parë të jetës.

  1. Turbekulozi

Turbekulozi është një gjendje e mushkërive e shkaktuar nga bakteret e quajtura mikobakterium turbekulozis. Kjo është një sëmundje që vjen nga rrugët ajrore dhe shpesh është trajtuar me sukses. Në vitin 2012, rreth 900.000 njerëz kanë vdekur nga turbekulozi. Shumica e vdekjeve nga kjo sëmundje ka ardhur nga vendet e varfra dhe njerëzit që kanë pasur njëkojhësisht edhe virusin HIV.

Vlen të përmenden:

Edhe pse nuk janë në listën e 10 sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë, këto sëmundje janë gjithashtu shumë të përhapura dhe shkaktojnë shumë vdekje çdo vit.

Malaria: kjo sëmundje shkaktohet nga një parazit që infekton mushkonjat. Njerëzit e marrin këtë sëmundje nga pickimi i një mushkonje të infektuar. Malaria ka shkaktuar rreth 627.000 vdekje në vitin 2012, sipas OBSH-së. Afrika Sub-Sahariane kishte rreth 90% të vdekjeve nga kjo sëmundje. Malaria nuk është ngjithëse.

Fruthi: është një sëmundje ngjitëse virale që mund të parandalohet përmes vaksinimit. Rreth 139.300 njerëz vdesin nga kjo sëmundje çdo vit.

Burimi: HEALTH LINE

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore