Ja cilat janë ushqimet anti-inflamatore me veti shëruese

Ilma Lamçe

Inflamacioni është reagimi i sistemit imunitar për të shëruar një plagë, përballuar një traumë, apo për të luftuar mikrobe dhe viruse patogjene. Ky reagim është një varg reaksionesh kimike ku përfshihen substanca të ndryshme që trupi prodhon për të shkatërruar “armiqtë”. Fatmirësisht, natyra ka një mënyrë për të ulur inflamacionin, dhe shumë prej ushqimeve të mëposhtme mund t’ju ndihmojnë ta bëni këtë.

Çokollatë e zezë
Kush nuk do ti preferonte ëmbëlsirat dhe kryesisht çokollatën e zezë. Një studim zbuloi se polifenolët e kakaos që gjenden në çokollatën e errët mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet uljes së inflamacionit. Flavonoids që gjenden gjithashtu në çokollatën e errët, luajnë një rol në reduktimin e inflamacionit rreth arterieve, duke i mbajtur të shëndetshëm.

Kur zgjidhni çokollatë të errët, sigurohuni që të kenë të paktën 70 për qind kakao sepse kakao është vendi ku rrjedhin antioksidantët.

Fruta pylli
Manaferrat, boronicat, luleshtrydhet – madje edhe bananet janë të pasura në anti-inflamatore, duke përfshirë antioksidantët.  Sipas disa studimeve është zbuluar se antioksidantët që gjenden në manaferra reduktojnë inflamacionin që potencialisht mund të çojë në sëmundje të dëmshme.

Portokalle
Nëse doni të luftoni inflamacionin, ju duhet të keni një sistem të shëndetshëm imunitar dhe portokallet e bëjnë këtë. Portokallet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C që vepron si një antioksidant për të rritur sistemin imunitar dhe për të luftuar radikalet e lira të dëmshme që mund të shkaktojnë inflamacion. Ato gjithashtu përmbajnë kalium, fibra, kalcium dhe folatë dhe janë të njohur për të ndihmuar në nxitjen e kolagjenit, për të ndihmuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e indeve të forta lidhëse.

Kërpudha

Kërpudhat – që të mos ngatërrohen me varietete jo të ngrënshëm – në të vërtetë kanë veti anti-inflamatore. Kërpudha të ngrënshme si tartufët, kërpudhat shitake dhe portobello janë të pasura me kalium, selen, bakër, magnez dhe hekur. Ato gjithashtu përfshijnë vitaminat B, riboflavin, niacin, dhe janë perimet e vetme që janë një burim natyral i Vitaminës D.

Bajame

Kur enët e gjakut mbesin të bllokuara, arteriet nxehen dhe vdesin. Kjo çon në presion të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës. Bajamet kanë treguar se japin përfitime të shëndetshme për zemrën. Kjo për shkak të acideve yndyrore omega 3 (yndyrna të shëndetshme) që përmirësojnë profilin e acidit yndyror në gjakun tuaj.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet