Ja cilat janë vajrat më të mirë për fytyrën

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

Me kalimin e moshës ulët edhe aftësia e qelizave të fytyrës për t’u rigjeneruar e për të mbrojtur fytyrën nga plakja.

bajame 3Vajrat esenciale mund t’ju vijnë në  ndihmë duke e mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar e njëkohësisht ju mbrojnë edhe nga mungesa e elasticitetit. Ja cilat janë disa nga alternativat e shkëlqyera që zëvendësojnë në mënyrë të përkryer produktet kozmetike.

Vaj avokado: ka gjetur përdorim të gjerë edhe në kozmetikë, ku përdoret për rigjenerim dhe hidratim të lëkurës. Ky vaj është i pasur me vitamina dhe acide yndyrore esenciale. Ai është gjithashtu i pasur me vitaminë E cila ngadalëson procesin e plakjes. Vaji avokado siguron lagështi të thellë për lëkurën e thatë, dhe ndihmon në fleksibilitetin e lëkurës duke ngadalësuar shfaqjen e rrudhave.

Vaj bajame: është një hidratues i mirë dhe është përdorur tradicionalisht nga terapistët për të lyer lëkurën gjatë seancave të masazhit. Këshillohet të përdoret pas dushit.

Vaj karrote: nxit rritjen e qelizave të reja, gjë që e bën këtë vaj tepër efektiv për një lëkurë të shndritshme dhe tw shwndetshme.

Vaj kajsi: ky vaj i jep përfitime të mëdha lëkurës. Ai është i pasur me omega-6 dhe vitamina A  të cilat shërbejnë për hidratimin dhe zbutjen e lëkurës duke zëvendësuar produktet kozmetike. Nëse keni lëkurë të thatë dhe të irrituar ky është vaji që ju duhet.

Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave