Gjatë 100 viteve të fundit, njerëzimi ka bërë përparime befasuese teknologjike. Këto përparime në shkencë dhe në teknologji mund ta kenë bërë jetën më të lehtë dhe më emocionuese, por gjurmët e mbeturinave të lëna (dhe që vazhdojnë të lihen) janë në një gjendje katastrofike. Gjenden kudo ndotës të të gjitha llojeve kimike, bërthamore, plehra, mbeturina elektronike që e kanë shkatërruar në mënyrë drastike mjedisin. Çernobili në Ukrainë është një ndër shembujt më tipik për centralin më të rëndë bërthamor të ndodhur në historinë njerëzore.
Linfen, Kinë
Arsyeja e ndotjes së këtij qyteti vjen për shkak të prodhimit industrial dhe ndotjes nga automobilat. Linfen është konsideruar si qyteti më i ndotur në botë. Ajri këtu është aq i keq, sa rrobat me ngjyrë të hapur marrin ngjyrë të zezë.
Great Pacific, Garage Patch
Ky vend është i përbërë kryesisht nga mbeturinat plastike dhe quhet “Oqeani i mbeturinave plastike”.
Rondonia, Brazil
Ky është rajoni më i shpyllëzuar në Amazonë Rainforest. Mijëra pemë janë prerë dhe djegur në këtë zonë.
Lumi Yamuna
Me gjithë përpjekjen e qeverisë indiane për ta pastruar këtë lumë, ai konsiderohet si lumi më i ndotur në botë për shkak të njollosjes nga mbeturinat.
La Oroya, Peru
Në këtë qytet gjendet ndërmarrja e plumbit, e cila e ka ndotur në mënyrë të jashtëzakonshme qytetin. Sipas ekzaminimeve mjekësore të bëra për njerëzit e zësaj zone, ata kanë rezultuar me sasi të konsiderueshme toksinash në trup.
Liqeni Karachay, Rusi
Sasia e mbeturinave bërthamore është aq e madhe në këtë zonë sa çdo person do të merrte një dozë vdekjeprurëse në 1 orë. Kanceri është sëmundja më e përhaur në mesin e punëtorëve që punojnë në këtë zonë.
Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi





