Tragjike në spital! 61-vjeçari vdes në sallën e rezonancës magnetike pasi kishte harruar varsen në qafë

Një ngjarje tragjike është shënuar në një klinikë në New York, ku një burrë ka humbur jetën në dhomën ku ndodhej një apartaurë imazherie me rezonancë magnetike (MRI).

Keith Mcallister ishte duke ndihmuar gruan e tij e cila po skanonte gjurin, kur aparatura e thithi për shkak se në qafë mbante një varëse të trashë rreth 9 kg që e përdorte për stërvitje me pesha.

Policia në qarkun Nassau, Nju Jork , tha se Keith u thith më pas nga pajisja nga forca e saj e fuqishme magnetike.

Ai pësoi “një episod mjekësor” në atë pikë që e la në gjendje kritike në spital dhe u shpall i vdekur një ditë më vonë, tha policia.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) rregullon sigurinë e rezonancës magnetike (RM) dhe paralajmëron se skanimet me këtë teknologji mund të krijojnë një “fushë magnetike të fortë statike” që paraqet rreziqe fizike.

Agjencia thotë se “kontrolli i kujdesshëm i njerëzve dhe objekteve që hyjnë në mjedisin e RM-së është thelbësor për t’u siguruar që asgjë nuk hyn në zonën e magnetit që mund të bëhet predhë” dhe e rrezikshme për këdo që është afër.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Imazheve Biomjekësore dhe Bioinxhinierisë paralajmëron se aparaturat MRI ushtrojnë “forca shumë të fuqishme mbi objektet prej hekuri, çeliku dhe objekte të tjera të magnetizueshme”.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës