Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Një plan dietë i shëndetshëm përfshin kombinimin e duhur të vitaminave. Gratë e çdo moshe, peshe dhe niveli aktiviteti, duhet të konsumojnë një shumëllojshmëri vitaminash që të kenë shëndet optimal dhe të parandalojnë lloje të ndryshme të problemeve shëndetësore.
Vitaminat janë komponimet organike që ndihmojnë pjesë të ndryshme të trupit të funksionojnë si duhet. Secila prej vitaminave të ndryshme kryen një funksion të veçantë. Një mangësi e vitaminave të nevojshme mund të kontribuojnë për të shkaktuar probleme të rënda shëndetësore. Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme për të marrë vitaminat nga ushqimet që hani.
Vitamina A: përmban antioksidantë të fuqishëm. Gratë e të gjitha moshave kanë nevojë për vitaminë A, pasi ajo ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e kockave, dhëmbëve, indeve të buta, lëkurës dhe mukozës. Vitamina A gjithashtu redukton rrezikun e sëmundjeve kronike, përmirëson vizionin, ngadalëson procesin e plakjes dhe rrit sistemin imunitar. Ushqime të pasura me vitaminë A janë karrota, pjepri, kungulli, kajsia, domate, shalqi, brokoli, lakër jeshile, papaja, pjeshkë, speca të kuqe, spinaq, vezë, mëlçi, qumësht dhe drithëra të fortifikuara.
Vitamina B2: enjohur si riboflavin, vitamina B2 është thelbësore për shëndet të mirë, rritjen normale dhe mirëfunksionimin e metabolizmit. Ajo ndihmon në rritjen e energjisë dhe forcimin e sistemit imunitar, duke reduktuar ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje, ankth, stres dhe lodhje. Një mangësi e vitaminës B2 mund të ndikojë në metabolizëm dhe funksionet nervore që mund të shkaktojnë sytë e zbehtë dhe gjuhën, dhimbje fyti, ulcerat gojë, të çara në buzë, flokët e thatë, rrudhat dhe irritimin elëkurës. Disa prej ushqimeve të pasura me vitaminë B2 janë mish, djathë, qumësht, kos, perimet me gjethe, maja, vezë, drithëra, bajame, arra dhe kërpudha.
Vitamina B6: e njohur gjithashtu si piridoksinë, është një vitaminë esenciale e nevojshme për të pasur sistem të shëndoshë imunitar. Kjo vitaminë gjithashtu ndihmon trupin të prodhojë hormonet dhe kimikatet e trurit, duke ndihmuar në zvogëlimin e depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe humbjen e kujtesës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Gratë shtatzëna mund të hanë ushqime me vitaminë B6 për të larguar nauzet në mëngjes. Mungesa e vitaminës B6 në trup mund të shkaktojë anemi. Disa nga ushqimet më të mira të pasura me vitaminë B6 janë të drithëra të fortifikuara, avokado, banane, mish, fasule, peshk, bollgur, arra, fara, dhe fruta të thata.
Vitamina B7: e njohur gjithashtu si biotin, është e nevojshme për rritjen e qelizave dhe sintezën e acideve yndyrore. Kjo vitaminë mban gjëndra djerse, flokë dhe lëkurë të shëndetshme. Në fakt, ajo nxit rritjen e flokëve dhe ndihmon trajtimin e thonjve të brishtë. Gjithashtu, vitamina B7 është e nevojshme për rritjen e kockave dhe ndihmon në mbajtjen e niveleve normale të kolesterolit. Megjithëse një mangësi e vitaminës B7 është shumë e rrallë, por kjo ndodh, atëherë mund të shkaktojë flokët e brishtë, skuqjen, funksionimin jonormal të zemrës, përgjumje, anemi dhe depresion. Disa nga zgjidhjet më të mira të ushqimit për të marrë vitaminë B7 janë peshku, patate e ëmbël, bajame, karrota, banane, pjepër, fruta të verdha, perimet me gjethe jeshile, thjerrëzat, oriz kafe, speca, vezë, soje, bollgur, qumësht, djathë, kos dhe arra.
Vitamina C: e njohur si përforcuese e imunitetit, vitamina C ka shumë përfitime shëndetësore për gratë. Ajo i ndihmon të përshpejtojnë procesin e shërimit, nxit rritjen e indeve dhe zvogëlon rrezikun për lloje të caktuara të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe dëmtimin e indeve. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Disa nga ushqimet më të mira të pasura me vitaminë C janë brokoli, kivi, portokall, speca, patate, luleshtrydhe, lakër dhe domate.
Burimi: http://thescienceofeating.com/https://shendeti.com.al


