Mishi i kuq: përmban shumë proteina, yndyrë dhe hekur. Mishi i kuq ka përqindje të lartë kolesteroli dhe ju ndihmon të fitoni peshë në mënyrë të shpejtë. Kombinimi i mishit të kuq me yndyrna të ngopura mund të shkaktojë efekte anësore, prandaj duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar.
Gjalpi i kikirikut dhe i bajameve: është i mbushur me proteina dhe yndyrna dhe përbën një alternativë shumë të mirë për njerëzit që duan të fitojnë peshë në mënyrë të shëndetshme. Një lugë gjelle gjalp kikiriku përmban rreth 100 kalori dhe 4 gram proteina. Gjalpi i kikirikut dhe bajameve përmban folate, magnez, vitmaninë E dhe vitmaminë B3.
Qumështi dhe nënproduktet e tij: një gotë qumësht ka rreth 60 kalori. Qumështi ka sasi të konsiderueshme vitamine D, A dhe yndyre të shëndetshme.
Frutat tropikale: mango, papaja, bananja, ananasi janë një zgjedhje shumë e mirë nëse doni të fitoni peshë në mënyrë të shpejtë dhe të shëndetshme. Këto fruta ju japin energji në mënyrë të menjëhershme.
Avokado: gjysma e një kokrre avokado përmban rreth 140 kalori dhe nivele të larta kaliumi, acidi folik, vitaminë E, B dhe yndyrna të shëndetshme.
Buka: megjithëse ekzistojnë mite që konsumimi i bukës nuk është i shëndetshëm, kjo gjë është e gabuar. Zgjidhni bukë të zezë,integrale dhe do të merrni shumë lëndë ushqyese dhe energji.
Vajrat bimore: përdorni vaj kokosi, rozmarine, ulliri në vend të gjalpit ose margarinës dhe do të fitoni peshë në mënyrë më të shëndetshme.
Frutat e thata: arrat, bajamet, kikirikët, lajthit janë të pasura me yndyrë dhe fibra. Ato janë një zgjedhje shumë e mirë e një diete të shëndetshme.
Djathi: shumica e djathrave kanë përqindje të lartë yndyre dhe është një zgjedhje ideale për personat që përpiqen të shtojnë pjesë.
Patatet: janë të pasura me karbohidrate që kanë vlerë ushqyese. Patatet janë të mushura me fibra, proteina dhe vitaminë C.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


