Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Pa dyshim, gratë japoneze janë më të bukurat dhe kanë lëkurën më të mirë krahasuar me gratë në botë. Duket se fytyrat e tyre prej “porcelani” nuk preken kurë nga krisjet!
Rinore, shkëlqyese, rrezatuese dhe e shëndetshme, lëkura e femrave Aziatike është produkt i një jetesë të shëndetshme dhe i këtij eliksiri të përgatitur nga ato vetë! Ja receta:
Përbërësit:
- Oriz : 2 – 3 lugë çaji
- Mjaltë : 1 lugë gjelle
- Qumësht : 1 lugë gjelle
Metoda e përgatitjes:
Në një tenxhere me ujë të ftohtë, vendosni orizin dhe e lini të ziejë në ngrohje të mesme. Kur orizi të jetë zier mirë, hiqni atë nga soba dhe vendoseni në një enë të pastër ku mund të hidhni mjaltin dhe qumështin. I përzieni mirë përbërësit dhe aplikoni maskën ën fytyrë. Maskën mund ta mbani në frigorifer dhe ta përdorni në mëngjes ose në darkë. Pas 20 minutash mund ta lani fytyrën me ujë të vakët si zakonisht.
Burimi: healthyhomepage / shendeti.com.al


