Ja disa mënyra të thjeshta se si ta bëni qafën tuaj të duket më e re

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Çdo femër dëshiron që të ruajë pamje rinore dhe të fshehë shenjat e plakjes sa më shumë që të jetë e mundur. Të gjitha përqëndrohen kryesisht tek zona e fytyrës për ta mirëmbajtur dhe për të menjanuar shfaqjen apo dukjen e rrudhave dhe harrojnë pjesën e qafës. Lëkura e qafës bëhet e hollë dhe e humbet elasticitetin me kalimin e kohës dhe për këtë ka nevojë për një përkujdes të veçantë po aq sa lëkura e fytyrës. Ja disa mënyra të thjeshta se si të arrini një pamje rinore dhe pa rrudha të qafës:

qafe me rrudha dhe e rePërdorni vitaminë C: është burimi i pasur antioksidantësh të cilët janë shumë të dobishëm për lëkurën tuaj. Përveç konsumimit të ushqimeve të pasura me vitaminë C, ju mund të merrni edhe shtesa tabletash.

Shmangni rrezet e dëmshme të diellit: ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit mund të dëmtojë jo vetëm lëkurën e fytyrës por edhe të qafës. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni krem kundra diellit jo vetëm në zonën e fytyrës, por edhe atë të qafës.

Ushtrohuni rregullisht: ushtrimet e qafës përmirësojnë qarkullimin e qakut dhe përshpejtojnë transferimin e oksigjenit, për pasojë qafa dhe lëkura e saj do të bëhet më e fortë dhe më elastike.

Provoni të shtoni kolagjenin për të përmirësuar lëkurën e qafës, ky element i jep elasticitet lëkurës.

Konsumoni acide yndyrore para se të flini në mbrëmje: dieta e pasur me omega 3 dhe omega 6 si salmoni, sardelet, avokado, spinaqi, farat e linit, farat e kungullit do të ishin një alternativë e mirë për t’u konsumuar 4 para se të flini.

Në raste të agravuara ju duhet të konsultoheni me një mjek dermatolog për të përcaktuar stadin e plakjes së lëkurës dhe për të marrë kremërat përkatëse. / Burimi: Woman’s Health

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave