Ja gjërat që një njeri i suksesshëm NUK i thotë apo bën asnjëherë. A jeni ju një i tillë???

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Suksesi nuk mund të arrihet brenda natës. Të jesh i suksesshëm do të thotë punë e mundimshme dhe e madhe, kohë e pakufizuar dhe përkushtim maksimal. Steve Siebold, autori i njohur i librit “Si mendojnë njerëzit e pasur”, intervistoi më shumë se 1000 miliarderë gjatë 3 dekadave për të mësuar “çelësin” e suksesit dhe pasurisë së tyre. Përgjigjja ishte mjaft e thjeshtë: gjithçka qëndronte në mendësinë e tyre. Mendësia ishte çelësi që i kishte bërë të ecnin para pa u tërhequr kurrë pas.

Më poshtë keni disa gjëra që një njeri i suksesshëm nuk i thotë, pas përndryshe do të mbetej pas:

Image of confident businessman with briefcase walking upstairs

“E urrej punën time”

Shtohen këtu frazat “Unë e urrej këtë kompani” apo “Shefi im është idiot”.

Megjithëse në çdo vend pune apo kompani ka energji negative, njerëzit e suksesshëm nuk i nënshtrohen kurrë asaj. Në vend se të ankohen për gjërat e mësipërme, ata mundohen të gjejnë zgjidhje.

“Kjo nuk është e drejtë”

Shtohet edhe fraza “Unë nuk e meritoja këtë”. Të gjithëve u ka ndodhur që të hasen para padrejtësive në punë, kur kolegu ka marrë një medalje aporritje page të pamerituar. Gjëja që njerëzit e suksesshëm nuk bëjnë, është t’i lënë gjëra të tilla t’u ulin zellin. Në fund të fundit, padrejtësitë janë pjesë e jetës.

“Kjo nuk duhet të ishte bërë kështu”

Çelësi i suksesit është risia, inovacioni. Pa marrë parasysh fushën që mbuloni, mos u frikësoni nga gjërat e reja. Mos u merrni me “çfarë nuk duhet të ishte bërë”, por me “çfarë duhet të bëni”. Steve Jobs është shembulli tipik i personit që përqafoi risitë dhe pati sukses të jashtëzakonshëm. Ndaj “inovacioni bën dallimin midis një udhëheqësi dhe një ndjekësi”.

“Kjo nuk është puna ime”

Shtohen këtu frazat “Nuk paguhem mjaftueshëm” apo “Nuk paguhem mjaftueshëm”.

Është një rregull shumë i rëndësishëm: Nëse ju jeni i suksesshëm, të tjerë do të ndjekin suksesin tuaj. Warren Buffet, një multimiliarder thotë se “një person qëndron në hije sot, sepse dikush mbolli një pemë kohë më parë”. Të bashkëpunosh me skuadrën tënde, do të thotë se je një hap pranë suksesit. Mund të jesh i pasur, mund të jesh i suksesshëm, por dedikimi i punonjësve dhe anëtarëve të kompanisë apo organizatës tënde janë arsyeja e vërtetë pas suksesit dhe reputacionit tënd.

“Kjo është e pamundur”

Shtohen këtu “Kjo nuk bëhet” apo “Nuk jam i aftë ta bëj këtë”

Një njeri i suksesshëm e di që kufijtë janë krijim i mendjes. Këto shprehje ju bëjnë të tërhiqeni nga suksesi. Kur doni të arrini diçka, duhet të gjeni mënyrën rreth pengesave.

Fjalët negative si “nuk mundem”, “nuk bëhet” nuk dëgjohen nga goja e njerëzve të suksesshëm. Ata mendohen se si të gjejnë zgjidhje.

Burimi: Gobankingrates

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)