Ja gjyshja që i “kuruan” infeksionin e syve me ilaçe për kafshët!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

gjysheNjë grua e moshuar pësoi një infeksion në sy dhe stafi i kujdesit në shtëpi, aksidentalisht i dha ilaçe të destinuara për kafshët.

Coca Miglioranza, një gjyshe 90-vjeçare, ka jetuar në shtëpi në Lujan, Buenos Aires, për 30 vjet.

Raportet lokale pohojnë se ajo filloi të vuajë nga një infeksion i rëndë në sy, i provokuar nga kanceri i lëkurës.

Ajo po kurohej me ilaçe të rekomanduara nga stafi i kujdesit në shtëpi, por vazhdoi të ankohej kur gjendja e saj nuk po përmirësohej.

Ajo e raportoi incidentin në mediat lokale pasi punëdhënësit e saj nuk e mbështetën , duke thënë: “Kjo nuk është hera e parë që kjo gjyshe ka të njëjtin problem.

Pas hetimeve të kryera, doli se Znj. Miglioranza kurohej me ilaçe të destinuara për kafshët, të cilat vetëm rënduan infeksionin. Zyrtarët e shëndetësisë kanë mbetur të tronditur nga incidenti.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të kujdesit shëndetësor, Marcelo Musso, e bëri të qartë në një deklaratë se “ajo që ka ndodhur është shumë serioze dhe nuk duhet të ndodhë përsëri”.

Kjo histori pasoi ngjarjen e dy javëve më parë, ku mjekët indianë gjetën një krimb që lëvizte nëpër syrin e një njeriu.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

Postime të ngjashme

45% e të moshuarve në azile me probleme mendore, pa mjekë dhe pa barna
Një test i thjeshtë vizatimi vë në dukje shenjat e hershme të demencës
Moti i nxehtë ndikon seriozisht personat me probleme kardiovaskulare, disa këshilla si të mbroheni
Temperaturat mbi 30 gradë Celsius sjellin probleme në shëndet. Masat që duhet të ndërmerrni
Si të qëndroni në formë teksa vitet kalojnë
A është plakja e trurit e trashëgueshme, kujdesi që ju duhet
Tretja ndryshon me moshën, ja si duhet të veproni
Çfarë është plakja cerebrale (e trurit)