Protesta e 113-të është duke u zhvilluar sot kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon në Tiranë. Protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit, duke ndaluar në disa prej institucioneve kryesore.
Gjatë marshimit, turma është ndalur edhe para Ministrisë së Shëndetësisë, ku protestuesit kanë drejtuar thirrje kundër qeverisë dhe drejtuesve të institucionit.
“Poshtë qeveria!”, është një prej thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës, ndërsa në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë protestuesit kanë brohoritur edhe “Ministri e Vdekjes!”.

