Ja maska që ju siguron nxirje afatgjate për fytyrën!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta
maske 7

Kur vjen puna tek fytyra, secila prej nesh përpiqet të bëjë maksimumin për ta pasur të shkëlqyeshme dhe sigurisht për të mbajtur larg rrudhat.

Gjatë ditëve të plazhit, vendosja e kremit me filtra mbrojtës apo kujdesi i treguar, nuk mund të jenë të vetmit që mund t’ju ndihmojnë për një lëkurë fytyre të nxirë njëtrajtësisht si dhe për nxirje afatgjatë. Ja maska që ju vjen në ndihmë për të zgjidhur këtë problem.
Përzierja e brokolit dhe avokados përbën një përzierje ideale, e cila parandalon shfaqjen e rrudhave dhe ju ndihmon për nxirjen e njëtrajtshme të fytyrës.

Përbërësit: katër copë brokoli – tri lugë avokado – dy lugë ujë mineral.
Përgatitja: Së pari ziejeni bokolin, e më pas përziejeni me mikser. Aty shtojeni avokadon, të cilin më parë e keni bluar, si dhe ujin, e më pas përzieni përsëri mirë.

Vendoseni këtë maskë në fytyrë dhe mbajeni rreth 20 minuta, për ta shpëlarë më pas me ujë të ngrohtë.
Këshillohet ta përdirni maskën 2 herë në javë në periudhën e plazhit, kur fytyra ekspozohet në diell.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave