Ja mëngjesi që ju përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ju ndihmon të bini 5 kg në 1 muaj

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Është thënë shumë herë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe nuk duhet menjanuar asnjëherë. Një mëngjes i shëndetshëm ju ndihmon ta nisni ditën me energji dhe sigurisht ju vjen në ndihmë të gjithë personave që duan të bien në peshë.

mengjesMëngjesi që do t’ju paraqesim në këtë postim përveçse është shumë i shijshëm, përmirëson shëndetin e lëkurës, flokëve, normalizon metabolizmin, pastron zorrën e trashë dhe forcon sistemin imunitar.

Përbërësit: 300 ml kos pa yndyrë,  2 lugë gjelle tërshërë, 1 lugë çaji fara lini, 1 lugë çaji pluhur kakao, 5-7 kumbulla të thata.

Hidhni pak ujë të valuar mbi kumbullat e thata dhe lërini për 5 minuta. Në një tas hidhni kosin, tërshërën dhe farat e linit, lërini 1 orë të qëndrojën sëbashku në mënyrë që tërshëra dhe farat e linit të zbuten. Më pas shtoni në tas kakaon dhe kumbullat e thata. Lëreni tasin në frigorifer dhe konsumojeni të nesërmen në mëngjes./ Burimi: cousineandhealth

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe