Ja mënyrat natyrale për të rritur sistemin imunitar

Sistemi imunitar është shumë i rëndësishëm. Nëse është në nivelin e duhur, ai ruan trupin kundër sulmeve nga bakteret, viruset dhe e mbron atë kundër infeksioneve dhe llojeve të ndryshme të kancerit. Po ashtu, si çdo sistem tjetër i trupit, sistemi imunitar mund të përkeqësohet nëse nuk e trajtoni mirë. Në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm dhe të rrisni sistemin imunitar ju duhet të ndiqni këto hapa:

body defense

body defense

Ushqehuni në mënyrë të drejtë dhe të shëndetshme: shmangni mbingrënien sepse çon në shtim në peshë dhe dëmton sistemin imunitar. Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët në Universitetin e Karoslinës së Veriut kanë treguar se obeziteti pengon funksionimin normal të sistemit imunitar, duke rritur kështu vulnerabilitetin ndaj infeksioneve. Në një studim të bërë me minj të trashë u gjet se rreth 50% e tyre ishin më pak të aftë në luftimin e virusit të gripit.

Ja ushqimet më të rëndësishme që forcojnë sistemin imunitar:

  • Ushqimet e pasura me vitaminë C, si: frutat, agrumet dhe brokoli
  • Ushqimet e pasura me vitaminë E, si: arrat dhe drithërat
  • Hudhra
  • Ushqimet e pasura me zink, si: fasulet, gjeli i detit, mishi i viçit, midhjet etj
  • Ushqimet e pasura me selen, si: pula, drithërta, toni, veza, farat e lulediellit dhe orizi
  • Ushqimet me karoten, si: karrota
  • Acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek arra, salmoni, toni, skumbri, farat e linit etj.

Sigurisht që mund t’i merrni këto vitamina e minerale përmes pilulave, por duhet të dini se ushqimi është gjithmonë burimi më i mirë i vitaminave dhe mineraleve.

Gjumi i rehatshëm, aktiviteti fizik në mënyrë të rregullt, menaxhimi i stresit, ndërprerja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar janë disa elemente të tjera që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe luftimin e viruseve e baktereve.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: sparkpeople

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi