Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Kur është fjala për të humbur peshë, të gjithë priremi drejt mënyrave më të shpejta dhe të thjeshta. Kjo erëz e rekomanduar nga studiuesit mund të konsiderohet “mrekulli”, pasi ka rezultuar tepër efektive në mesin e atyre që e kanë provuar.
Edhe pse kjo erëz është pjesë e familjes së njëjtë si majdanoz dhe kopër, qimnon ka një shije më të veçantë, arre dhe piper në të njëjtën kohë.
Sipas hulumtimit të fundit, kjo erëz e lashtë sjell shumë përfitime shëndetësore, më shumë se të qenit thjesht një ushqim shtues. Një studim iranian mbi efektet e qimnonit në eliminimin e yndyrës së tepërt trupore, zbuloi se kjo erëz mund trefishojë humbjen e peshës. Studimi u botua në revistën “Complementary Therapies in Clinical Practice”
Çuditërisht, rezultatet treguan humbjen e 50% më shumë peshë në grupin e personave që konsumuan qimnon në krahasim me njerëzit e tjerë. Gjithashtu, ata kishin disa cm më të ulët perimetrin e belit në fund të studimit.
Kujdes! Më përpara konsultohuni me mjekun, pasi çdo trup reagon ndryshe ndaj ushqimeve.
Burimi: weightlossandbeautytips/http://shëndeti.com.al


