Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Fikeni butonin e alarmit, zonja.
Studiuesit tek Qendra Kërkimore e Gjumit në Universitetin Loughborough në Angli thonë se femrat kanë më tepër nevojë për gjumë sesa meshkujt, pasi truri i tyre është më kompleks.
“Femrat përpiqen të kryejnë disa detyra njëkohësisht, prandaj e përdorin trurin më shumë sesa meshkujt. Sa më shumë të përdoret truri, aq më shumë nevojë ka që të pushojë, prandaj femrat kanë më shumë nevojë për të fjetur”, tha profesori Jim Horne, drejtuesi i Qendrës Kërkimore të Gjumit.
Sipas Horne, gjumi i parehatshëm rrit nivelet e stresit dhe depresionit tek femrat, ndërsa tek meshkujt nuk luan asnjë rol negativ.
Burimi: Fox News / https://shendeti.com.al/


