Ja përse personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë kanë më shumë shanse për t’u prekur nga kanceri

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Sipas një studimi të kryer në Qendrën Cambrige në Britani, njerëzit që kanë pasur 10 ose më shumë partnerë seksualë kishin më shumë shanse për t’u prekur nga kanceri, në krahasim me njërëzit e tjerë me pak partnerë seksualë.

Gratë që kanë pasur shumë partnerë seksualë gjatë jetës së tyre kishin gati dyfishin e rrezikut për t’u prekur nga lloje të ndryshme të kancerit.

Ndërkohë, shanset e burrave për t’u prekur nga kanceri rriteshin deri në 70% në krahasim me ata që kishin pasur maksimumi 2-4 partnëre.

Studimet kanë treguar se personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë janë më shumë të prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST), gjë e cila çon në shfaqjen e llojeve të ndryshme kanceri.

SST-të lidhen me HPV-të dhe kancerin e qafës së mitrës tek gratë dhe me kancerin e penisit tek burrat.

Burimi: Web MD

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë