Ja pjesët e trupit që nuk duhet t’i prekni me duar (janë burim i padiskutuar sëmundjesh)

Rreziku i sëmundjeve rritet nëse prekni me duar pjesët e trupit që do t’ju paraqesim më poshtë. Thonjtë janë njohur si “mbledhësit” e papastërtive. Ja përse këto pjesë trupi duhet të preken me kujdes dhe duhet të lahen duart menjëherë:

Fytyra: mos e prekni fytyrën me duar të papastra, madje as kremin e fytyrës mos e aplikoni me duar, por me furçat përkatëse. Nëse jeni në sipërfaqe të pista dhe prekni me duar fytyrën, ka gjasa të rrezikoheni nga  infeksionet e lëkurës.

gisht ne hundeVeshi: sipas otolaringologut amerikan John K.Niparko, nëse prireni të kruani apo “pastroni” veshët me gishtërinj, atëherë ka gjasa të prekeni nga inflamacionet e ndryshme, sepse lëkura në këtë pjesë është shumë e hollë.

Sytë: duhet të shmangni në mënyrë absolute prekjen e syve me gishtërinj, madje mundohuni edhe të mos i fërkoni ata. Nëse kryeni këto veprime, do të përhapni infeksion në sy, do të vuani nga sytë e thatë edhe kruajtjet.

Zgavra e gojës: gishtërinjtë në gojë janë një “simptomë” e ankthit, por sipas një studimi, rreth një e treta e infeksioneve në trup kalojnë nëpërmjet këtij zakoni.

Zgavra e hundës: pastrimi i hundës me gishtërinj është një nga zakonet më të këqija. Sipas një studimi të bërë në vitin 2006, njerëzit që kanë këtë zakon, kanë shans rreth 51% më të lartë për t’u prekur nga bakteret “Staphylococus aureus”.

Zona nën thonj: ekspertët këshillojnë që t’i mbani thonjt e shkurtër, sepse në këtë mënyrë larja e duarve do të jetë me e lehtë dhe bakteret nuk do të akumulohen në mishin poshtë thonjve. Kjo zonë është quajtur si “xhepi” i akumulimit të baktereve dhe mikrobeve, e cila mund të inflektojë të gjithë trupin përmes prekjes së tij apo përmes prekjes së ushqimeve.

Zona e anusit: kjo zonë përmban baktere potencialisht të dëmshme për shëndetin, deklaron mjeku amerikan Jared W.Klein. Pas çdo kontakti me këtë pjesë të trupit, duhet të lani patjetër duart.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthvision

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi