Blerina Bombaj, dietologe
A e dini se 30% e ushqimeve në tregun global hidhen poshtë për shkak se nuk plotësojnë “kriteret” e paraqitjes?
Cikli vicioz krijohet nga vetë konsumatori i cili e refuzon një domate të shëmtuar apo një karrotë të shtrembër, ndonëse ato nuk kanë asnjë diferencë në vlerat e tyre ushqyese.
Por, le ta mendojmë dy herë. Nëse u japim një mundësi këtyre ushqimeve të “shëmtuara”, do të kursejmë para, pasi ato shiten më lirë dhe do të evitojme hedhjen e ushqimit.
Sepse, nuk ka gjë më të “shëmtuar” sesa shpërdorimi i ushqimit!


