Ja pse duhet ta filloni mëngjesin duke pirë ujë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Uji është burim i jetës. Ai luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e duhur të trupit, ju hidraton dhe ju gjallëron. Sipas studimeve të fundit këshillohet që të konsumohet ujë menjëherë sapo të zgjoheni nga gjumi, ja përfitimet që do t’ju japë ky ritual:

uje-ne-mengjesRrit oksigjenin në gjak: pas 7 – 8 orëve gjumë  trupi dhe goja fillojnë të thahen. Pirja e ujit menjëherë pas zgjimit ndihmon në rritjen e fluksit të oksigjenit dhe ndihmon në rigjenerimin e muskujve dhe qelizave të gjakut.

Rrit metabolizmin: pirja e një gote të madhe uji në mëngjes nxit metabolizmin deri në 24%, kjo do të thotë se do t’ju ndihmojë të mbani një peshë trupore të shëndetshme.

Largon toksinat nga trupi: kur pini ujë në mëngjes para se të konsumoni ushqim, uji do të pastrojë zorrët dhe do të bëjë që ushqimi të absorbohet më lehtë. Veshkat do të funksionojnë më mirë gjithashtu.

Ju jep energji për gjithë ditën: kur jeni të dehidratuar truri e ul funksionin normal të tij. Dehidratimi do t’ju shkaktojë ndjesi lodhje, dhimbje koke, luhatje humori, marramendje etj.

Do të ndiheni më të ngopur: uji ju jep ndjesinë e plotësisë dhe një gotë ujë në mëngjes është e domosdoshme për të shmangur konsumimin e tepërt të ushqimit.

Muskujt janë të përbërë nga 75% ujë.

Gjaku është i përbërë nga 82% ujë.

Mushkëritë janë të përbëra nga 90% ujë.

Truri është i përbërë nga 76% ujë.

Kockat janë të përbëra nga 25% ujë.

Siç e shikoni është shumë e rëndësishme që të qëndroni të hidratuar që në orët e para të mëngjesit në mënyrë që trupi dhe organet të funksionojnë siç duhet.

Burimi: Neë Health Guide

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi