Ja pse duhet t’i lani flokët me uthull molle

Shpesh sapunët dhe shampot mund të heqin yndyrën e nevojshme nga flokët duke i bërë ato më të thatë. Shumë nga produktet komerciale kanë efekt negativ mbi flokë, duke i lënë ato të thatë e të brishtë, pH ideal i flokëve është nga 4 deri në 5. Aciditeti i uthullës së mollës mund të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit të pH të flokëve dhe në të njëjtën kohë mund të ruajë yndyrën e tyre pa e dëmtuar.

uthull molle + ujeUthulla e mollës mund të trajtojë zbokthin dhe mund të parandalojë zhvillimin e parazitëve në flokë sepse ajo ka veti antibakteriale dhe antifungale.

Si duhet ta përdorni uthullën e mollës për të shpërlarë flokët?

Së pari, ju duhet të zgjidhni cilësinë e uthullës së mollës, zgjidhni llojin e parë, organike, pa filtër dhe jo një uthull të rafinuar që mund të gjendet në shumicën e dyqaneve. Në një filxhan ujë përzieni 2 lugë uthull molle. Ju mund ta hidhni në një shishe sprucuese, por duhet të mbani mend gjithmonë raportin 1:3. Pas larjes së kokës me shampo, aplikoni ujin me uthullën e mollës dhe fërkoni mirë kokën për disa minuta. Lëreni kokën pa e shpërlarë dhe mos përdorni zbutës. Ndërsa i keni flokët e lagura mund të ju vijë era e uthullës, por pas tharjes së tyre kjo erë do të zhduket tërësisht. Përdoreni këtë metodë 1 herë në javë.

Kujdes! Shmangeni produktin nga sytë sepse mund t’ju shkaktojë djegie.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës